Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD, Orjola Pampuri i përgjigjet Ramës në lidhje me grisjen e fleteve të votimit nga PD dhe hedhjen e tyre në tokë në sallën e kuvendit.
Pampuri nëpërmjet një statusi në facebook, shkruan se Rama, hajduti serial I votave, luan filma ne Kuvendin e Shqiperise, te cilin e ka mbushur me kriminele.
“Hajduti serial i votave qe si heq dot duart nga fletet e votimit, ky qe mbushi shqiperine me plehra ne mes te veres me skeme mafioze luan filma ne kuvendin e zaptuar me kriminele!”
Ne seancen ku votohej Lindita Nikolla si kryetare e Parlamentit, PD i nxorri fletat e votimit te pavlefshme duke i grisur. Rama shkoi ti mblidhte duke ia cuar me pas qesen Belind Kellicit, ndersa kreu i grupit demokrat Alfred Rushaj i hodhi serish ne toke.
Kete skene te hedhjes se fleteve ne toke, dhe ndotjen e salles, Rama e quajti te pahijshme.