Aleanca për Shqiptarët: Qeveria me dyfytyrësi kërkon hetime dhe më pas pengojnë hetimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shqiptarët thuhet se ata që gati dy vite nuk gjetën as një ditë të vetme për t’u dalë në ndihmë tetovarëve në luftën kundër pandemisë, pas tragjedisë së mbrëmshme, siç thonë nga ASH, pa fije turpi defiluan në vendin ku u dogjën shumë shpirtëra e u shuan shumë jetë.

“Dyfytyrësia e ministrave dhe funksionarëve të Qeverisë LSDM-BDI shkon deri aty sa kërkojnë hetime, ndërkohë pengojnë hetimet, shkelin në vendin e hetimeve duke shkatërruar dëshmitë dhe gjurmët që do të ndihmonin në zbardhjen e këtij rasti”, thonë nga ASH.

“Tanimë jemi bindur se nuk ndjeni përgjegjësi dhe ndërgjegje, por tregoni pak kujdes dhe mos ua shtoni edhe më shumë dhimbjen familjarëve të viktimave me sfiladat tuaja luksoze dhe cinike”, thuhet në fund të njoftimit.

Ndryshe, në tragjedinë e në Spitalin e Tetovës humbën jetën 14 persona dhe 12 të tjerë mbetën të lënduar./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Aleanca për Shqiptarët: Qeveria me dyfytyrësi kërkon hetime dhe më pas pengojnë hetimet appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy