Kandidati për guvernator i Los Angeles-it, është sulmuar me vezë gjatë vizitave elektorale në qytet.
Gruaja e maskuar me figurën e një gorille, ishte duke kaluar me biçikletë kur qëlloi me vezë guvernatorin, Larry Elder. Ky i fundit, kishte shkuar për të vizituar një kamp për të pastrehët kur ra pre e këtij episodi aspak të hijshëm.
Për të shmangur rrezikun, republikani u fut me shpejtësi në eskortën e tij qeveritare dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Advertisement