Komandanti i shërbimit të kundërzjarrit në Tetovë, Uka Aliti sot ka pasur paraqitje para mediave.
Ai tha se para arritjes së tyre në vendngjarje ka pasur një shpërthim, ndërsa zjarri është lokalizuar brenda 30 minutave.
“Flakët e zjarrit ishin aq të mëdha, mundoheshim që flakët e zjarrit t’i shuajmë por edhe në anën tjetër zjarrfikësit tjerë të bëjnë evakuimin apo nxjerrjen e njerëzve që ishin në atë objekt”, tha ai.
Zjarri kishte filluar në pjesën e përparme të objektit të spitalit të Kovidit, ndërkaq njoftimin e parë e kishin pranuar në ora 21:02.
“Ka mundur të jetë një katastrofë edhe më e madhe”, tha Aliti më tej teksa tregon për intervenimin.
The post Aliti: Luftonim për të shpëtuar jetë, mund të ishte edhe katastrofë më e madhe appeared first on Telegrafi.