Pendarovski për 30-vjetorin e pavarësisë: Të bashkohemi rreth interesave vitale të qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ka falënderuar deputetët e përbërjes së parë parlamentare për kontributin e tyre.

Pendarovski tha se vendi duhet të punojë që në mënyrë thelbësore t’i përshtatet legjislacioni evropian. Presidenti në Vilen Vodno ndau çmimin 8 Shtatori për kryetarin e pare te Kuvendit, Stojan Andov dhe përbërjen parlamentare nga viti 1990-1994.

“Është koha që 30 vite pas, të mbledhim forcat dhe duke reflektuar nga gjenerata e parë e deputetëve të bashkohemi rreth interesave vitale të qytetarëve. Të punojmë që t’i afrohemi legjislacion evropian, jo vetëm në mënyrë formale, por edhe në mënyrë thelbësore, duke respektuar parimin e sundimit të së drejtës si dhe të të drejtave dhe lirive të secilit njeri. Vetëm kështu ndërtohet shoqëria e drejtë dhe e lirë me qytetarë të barabartë, pa dallim etnie, feje apo çfarëdo dallimi tjetër”, tha mes tjerash presidenti Pendarovski.

 

Advertisement

The post Pendarovski për 30-vjetorin e pavarësisë: Të bashkohemi rreth interesave vitale të qytetarëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy