Pas një kohë të gjatë në 24 orët e fundit nuk ka të vdekur nga coronavirusi në spitalin e Tetovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë 24 orëve të fundit, deri në ora 7 në mëngjes në Spitalin e Tetovës nuk ka pasur pacient të vdekur nga coronavirusi.

Po ashtu është zvogëluar edhe numri i rasteve të reja dhe numri i hospitalizimeve në Kovid Qendrën e Tetovës.

“Për herë të parë për më shumë se tre javë gjatë evidentimit në 24 orët e fundit nuk ka pasur pacient të vdekur nga pacientët e hopsitalizuar. Ka 10 pacientë të pranuar, ndërsa 13 të tjerë janë lëshuar për mjekim në shtëpi. Gjithsej ka 84 hospitalizime prej të cilëve 82 janë më mbështetje oksigjeni. Numri i kontrolleve në ambulancë është 135”, tha Miranda Pajaziti.

Ndryshe, para një jave më 31 gusht kishte 116 të hospitalizuar, ndërsa para dy javëve më 24 gusht kishte numër rekord me 10 vdekje në 24 orët e fundit./Telegrafi/

Advertisement

The post Pas një kohë të gjatë në 24 orët e fundit nuk ka të vdekur nga coronavirusi në spitalin e Tetovës appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy