
Komisioni Evropian inkurajon të gjithë në Maqedoninë e Veriut të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë duke theksuar se regjistrimi është proces për aderim në BE.
Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero thotë se regjistrimi është një ushtrim i rëndëishë,.
“Është ushtrim i rëndësishëm. Të dhënat e sakta dhe karakteristikat e popullatës janë themelore për zbatimin e politikave sociale, demografike dhe ekonomike”, tha Pisonero.
Ajo po ashtu sqaroi se BE pret nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut që regjistrimi të zhvillohet sipas standardeve dhe rregullativave të BE-së si pjesë e procesit aderues në BE.
“Konsiderojmë që të gjitha pjesët e shoqërisë pozitivisht të kontribuojnë në regjistrimin e popullsisë në mënyrë konstruktive”, tha Pisonero./Telegrafi/
The post Komisioni Evropian: Presim të gjithë të marrin pjesë në mënyrë konstruktive në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni appeared first on Telegrafi.