Autoritetet izraelite kanë nisur kërkimin, pasi gjashtë të burgosur palestinezë u arratisën nga burgu më i sigurt në vend.
Besohet se të burgosurit kanë hapur një tunel nga qelia e tyre gjatë disa muajve që të çonte në një rrugë jashtë mureve të burgut Gilboa.
Xhihadi Islamik e konsideroi arratisjen nga burgu një “akt të madh heroik”, si dhe një “shuplakë për ushtrinë izraelite dhe të gjithë sistemin në Izrael”.
Policia izraelite njoftoi se shërbimet e inteligjencës janë përfshirë në një operacion të madh policor në përpjekje për të gjetur burrat. Në dispozicion për gjetjen e të arratisurve janë vënë gjithashtu dronë dhe helikopterë.
Advertisement