Një mjek amerikan po u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ndalojnë marrjen e ilaçit Ivermectin për të trajtuar Covid-19. Doktori McElyea tha për BBC se ky ilaç është miratuar për përdorim për njerëzit, por në një sasi shumë të vogël, ndërsa shtoi se përdorimi i tij po shkakton shumë probleme.
“Ju duhet të keni një recetë për këtë ilaç për një arsye, sepse mund të jetë e rrezikshme,” tha ai.
Në lidhje me këtë medikamet edhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) bëri thirrje që të tregonin kujdes. “Është e rrezikshme dhe mund të shkaktojë dëm serioz, bëni kujdes me përdorimin”, tha në njoftim FDA.
Advertisement