Trafiku në rrugët shtetërore është i pandërprerë dhe zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar.
Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftojnë mëngjesin e sotëm nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektimin e sinjaleve të vendosura në trafik dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, luginat e lumenjve dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
Kjo veçanërisht i referohet seksioneve Katlanovë – Veles, Mavrovo – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçani – Delçevë.
The post Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje të gjata në kalimet kufitare appeared first on Telegrafi.