Maqedoni, 10,724 qytetarë kontrolluan listën zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Shtetëror Zgjedhor informon se procedura për këqyrjen publike të Listës së Zgjedhësve që do të zgjasë deri më 9 shtator, po zhvillohet pa probleme.

Deri dje në listën e zgjedhësve u kontrolluan gjithsej 10,724 persona, u paraqitën gjithsej 27 kërkesa për regjistrim, 23 kërkesa për fshirjen e të dhënave dhe 15 kërkesa për ndryshim të të dhënave në listën e zgjedhësve.

Por derisa këqyrja e listës zgjedhore po shkon si duhet, KSHZ ende nuk ka pranuar aparatet për identifikimin e shenjave të gishtërinjve të votuesve, që për herë të parë do të përdoren në këto zgjedhje.

Presin që 200 pajisjet e para t’u arrijnë gjatë fundjavës e në 1 tetor të kompletohet pranimi i të gjitha aparateve të nevojshme. Vazhdon ndërkohë trajnimi i personave që do të trajnojnë më pas këshillat zgjedhorë.

Advertisement

The post Maqedoni, 10,724 qytetarë kontrolluan listën zgjedhore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy