Maqedoni: Ligji për shitjen e 50,000 hektarëve tokë bujqësore në pronësi të shtetit do të dorëzohet në Parlament

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shumica e vërejtjeve të fermerëve lidhur me zgjidhjen ligjore se si do të shitet toka bujqësore shtetërore janë pranuar nga ministria në fjalë, pohon ministri i Bujqësisë Arianit Hoxha. Versioni përfundimtar i tekstit të Propozim-ligjit tashmë i është dërguar Qeverisë, ndërsa Hoxha paralajmëron se deri nga mes të këtij muaji ligji do të jetë para deputetëve në Kuvend. Toka shtetërore nuk mund të blihet nga investitor strategjik ose ndonjë i huaj dhe të marrë fonde shtesë nga Qeveria. Toka nuk guxon të kthehet nga tokë bujqësore në tokë ndërtimore për të paktën dhjetë vjet. Madhësia e parcelave nuk do të jetë e kufizuar, në mënyrë që fermerët më të vegjël të hyjnë në lojë për të blerë pjesë të tokës bujqësore.

“Mendohej se parcelat e vogla nuk hyjnë, ajo është hequr dhe është caktuar kornizë e veçantë për ata që zotërojnë parcela më të mëdha dhe komisioni, pra qeveria të përcaktojë sa përqind duhet t’u lihet koncesionarëve për të blerë atë tokë”- deklaroi Arianit Hoxha – Ministër i Bujqësisë.

Përparësi për blerjen e tokës bujqësore në pronësi të shtetit do t’u jepet fermerëve aktualë që tashmë marrin me qira parcela dhe i punojnë ato. Pastaj, me planet e biznesit, fermerët e interesuar do të mund të aplikojnë për tokë bujqësore. Çmimi do të ndryshojë në varësi të cilësisë së tokës. Çmimi fillestar nuk do të jetë më i lartë se 60 denarë për metër katror, ​​ndërsa ekziston mundësia që fermerët ta paguajnë me këste.

“Çmim fillestar dhe maksimal është vendosur në bazë të kategorisë së tokës. Unë mendoj se nga tridhjetë cent në një euro maksimumi. Por ajo do të jetë në pjesën e ankandit për hapësira të lira. Ndërsa ata që e japin me qira dhe synojnë ta blejnë, çmimi do të ulet, bazuar në klasën që e posedojnë “- pohoi Arianit Hoxha Ministër i Bujqësisë.

Advertisement

Shteti do të shes 50,000 hektarë tokë bujqësore në pronësi të shtetit. Shuma që qeveria planifikon të mbledhë nga kjo shitje arrin deri në 300 milionë euro./Alsat/

The post Maqedoni: Ligji për shitjen e 50,000 hektarëve tokë bujqësore në pronësi të shtetit do të dorëzohet në Parlament appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy