Tronditëse: Bashkëshortja i kërkoi divorcin, Imami merr hak duke vrarë tre vajzat e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tronditëse: Bashkëshortja i kërkoi divorcin, Imami merr hak duke vrarë tre vajzat e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Turqi.

Mediat e huaja raportojnë se një imam vrau tre fëmijët e tij të mitur për marrë hak ndaj gruas e cila kishte kërkuar divorcin.

Trupat e tre fëmijëve të moshës 4, 7 dhe 11 vjec u gjeten nga policia në shtëpinë e tyrë në fshatin Ulugastas. Sipas mediave turke imami ishte njoftuar të martën në mëngjes se duhet të largohej nga familja, pasi kishte ushtruar dhunë mbi gruan e tij.

Gruaja e tij prej 12 vitesh bëri kërkesë për divorc pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti. Gjykata urdhëroi imamin të qëndronte larg familjes së tij për një muaj. Pas këtij vendimi, ai mori fëmijët e tij për një ditë me qëllim për t’ja kthyer nënës të nesërmen të vdekur.

Advertisement

Imami tha se vajzat mbanin qëndrim të ftohtë ndaj tij, gjë kjo që e bëri të humbiste durimin, duke shtuar më tej se nuk mbante mend detaje nga ngjarja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy