Një 37-vjeçar u prangos nga Policia e Durrësit.
Ai u kap në rrugën “George Bush” duke udhëtuar me mjetin e tij, brenda të cilit kishte futur gjashtë emigrantë të paligjshëm.
Advertisement
37-vjeçari u kishte premtuar klandestinëve transport drejt kufirit me Kosovën, kundrejt pagesës.
Destinacioni final i tyre ishin vendet e Bashkimit Evropian.
Advertisement