Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carosvka në ditën e parë të vitit të ri shkollor nëpërmjet videos u dëshiroi nxënësve dhe mësimdhënësve fillim të mbarë duke theksuar se sistemi arsimor është plotësisht i përgatitur për fillim me prezencë fizike.
“Viti i ri mësimor 2021/2022 fillon më 1 shtator me shkolla të hapura për gjithë nxënësit. Sistemi arsimor është plotësisht i përgatitur për këtë. Gjatë periudhës së kaluar, i ndoqëm rekomandimet e institucioneve kompetente por edhe të organizatave botërore si OBSH dhe UNICEF dhe përpunuam protokoll për punë dhe ndërmorëm të gjitha masat në mënyrë që shkollat të fillojnë sërish të punojnë me prani fizike”, tha Carovska.
Ajo këshillon nxënësit që të kenë besim në vete dhe të mos heqin dorë nga qëllimet për shkak se arsimi është investimi kryesor në jetë.
“Besoj se me kthimin e mësimit me prezencë fizike do të jetë më lehtë për të gjithë”, shtoi Carovska.
Ministrja mësimdhënësve u tha se nga ato varen gjeneratat që po krijohen dhe se ata janë bartësit e ndryshimeve.
“Besoj se do të jepni maksimumin për t’i arritur qëllimet. Investim dhe puna e deritashme janë të mëdha, ndërsa interesi është i përbashkët”, tha Carovska./Telegrafi/
The post Carovska: Sistemi arsimor është i përgatitur appeared first on Telegrafi.