Maqedoni, nxënësit kethen në shkolla pas 52 javëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot filloi viti i ri shkollor 2021/2022. Pas 52 javëve, nxënësit në Maqedoni kthehen me prani fizike në shkolla për shkak se më 11 mars të vitit 2020, shkolluat u mbyllën për shkak të pandemisë.

Viti i ri arsimor fillon me mbajtje të maskave, matje të temperaturës gjatë hyrjes në shkolla dhe me dezinfektim të duarve.

Të lirë nga mësimi me prezencë fizike janë nxënësit me sëmundje të rralla ose aftësi ndryshe, fëmijët që kanë familje me të sëmurë kronik, me kërkesë nga prindërit si dhe arsye tjera jomjekësore, kurse lejen e jep shkolla.

Në Gostivar dhe Tetovë viti i ri mësimor do të fillojë online në dy javët e para të shtatorit, ndërsa në Strugë dhe Kërçovë e njëjta do të zgjasë vetëm një javë.

Advertisement

Gjatë vitit të kaluar viri i ri mësimor vonoi një muaj, përkatësisht nisi më 1 tetor, ndërsa mësim me prezencë fizike kishin nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë./Telegrafi/

The post Maqedoni, nxënësit kethen në shkolla pas 52 javëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy