Policia Rrugore vijon kontrollet në rrugë, për të parandaluar dhe ndëshkuar rastet kur drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrogore ka arrestuar në flagrancë 6 drejtues automjetesh, nga të cilët tre u kapën pa leje drejtimi dhe tre për drejtim mjeti në gjendje të dehur, me masë alkooli deri në 0.56 mg/l.
Advertisement
Po ashtu janë pezulluar 34 leje drejtimi, nga të cilat 19 për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varion nga 83 km/orë në qendrat e banuara deri në 172 km/orë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 3 për qarkullim në sens të kundërt.