Rey Manaj rikthehet në Serinë A. 24 vjecari nga Lushnja do të jetë pjesë e Spezia-s në sezonin e ri futbollistik.
Në ditët e fundit të merkatos ai ka lëvizur nga Barcelona drejt skuadrës modeste të Serise A.
Spezia do të paguajë 500 mijë euro për huazimin e sulmuesin, me të drejte blerje të kartonit për 4 milionë euro në total në fund të këtij sezoni.
Manaj, ka një të kaluar të konsiderueshme në Itali pasi është rritur dhe ka shpërthyer me moshat e Interit para se të kalonte tek Pescara, Pisa dhe Cremonese.
Ai luajti sezonet e fundit tek Barcelona B, ndërsa këtë vere duke shkelqyer në miqësoret e verës kaloi tek ekipi I parë, por nuk u konfirmua nga tekniku Koman.
Për Manaj pati interesim nga disa skuadra të Serise A, mes të cilave Cagliari ngulmoi më shumë e po ashtu edhe Freiburg në Gjermani.