Situata e zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës, e cila është zonë e mbrojtur, vijon të jetë kritike.
Zjarri ka agravuar për shkak edhe të erës së fortë që fryn.
Në terren janë më tepër se 5 mjete zjarrfikëse dhe 2 avionë të vegjël, të cilët po ndërhyjnë nga ajri.
Në zonë po ndërhyjnë punonjës të ADZM, punonjës të shërbimeve publike e dhjetëra zjarrfikëse.
Duke qenë se zjarri është në kufi me Greqinë, ndihmë po jepet dhe nga ana e bashkisë greke të Prespës të cilët kanë siguruar avionët e vegjël, ndërkohë që janë nisur forca tokësore zjarrfikëse.
Nga komunikimi i fundit në telefon me Drejtorin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile Haki Çako, ky i fundit shprehet se drejt zonës së Prespës janë nisur Forcat e Armatosura po ashtu dhe zjarrfikëse të tjera të qarkut të Korçës. Ai konfirmon se nuk ka rrezik për banesat aty pranë.