SHBA raportohet të ketë kryer një sulm ushtarak në kryeqytetin afgan, Kabul, këtë të diel.
Sulmi kishte në shënjestër anëtarët e degës afgane të grupit terrorist ISIS-K, shkruan agjencia e lajmeve “Reuters”, duke cituar zyrtarë amerikanë.
Asnjë detaj i mëtejshëm i operacionit amerikan nuk është publikuar dhe është ende paqartë nëse kjo është një kundërpërgjigje e SHBA-së, pas sulmit me raketa që ndodhi pak çaste më parë pranë aeroportit të Kabulit.
Advertisement