Dje pak para mesnate në moshën 36 vjeçare ka ndërruar jetë Ylber Kadriu, pjese e ushtrise së Maqedonisë, nênoficer!
“Familjatët shprehin ngushëllimet!
Qoftë i parajsës.
Do ta kujtojme gjithmone si njeri i sinqert, punëtor, familjar dhe shumë i suksesshëm në policin ushtarake.
Ngushëllime prindërve, miqve dhe shokëve.
Mërzia është e madhe, ku në moshën 36 vjeçare, ndahet nga kjo botë.
Allahu e shtoftë durimin te të gjithë!”
“Ju informojmë se varrimi i të dashurit tonë, Ylber Kadriu, do të bëhet sot pas namazit të drekës (13:25) në varrezat e Sarajit, nga ku prej aty do të falet edhe namazi i xhenazes.
Për shkak të ambientit të krijuar si pasojë e Kovid-19, të pame (konak) nuk do të ketë!
Çdo pjesmarrës në ceremoninë mortore, të obligohet në mbajtjen e maskës dhe distancës.
Familja KADRIU”, njoftojnë familjarët.
i ndjeri ishte nga Saraji i Shkupit por që jetonte në Strugë.
Ylber Kadriu ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, njê vajzë tre vjeçe dhe një djal 7 muaj.
(Struga Ekspres)
The post E dhimbshme/ Ndërron jetë në moshë të re, Ylber Kadriu, pjesëtari i ushtrisë së Maqedonisë që jetonte në Strugë (FOTO) appeared first on Struga Ekspres.