Reshjet e shiut të dy ditëve të fundit kanë shpëtuar pyjet në Kukes, të cilat prej nje muaji kanë qenë përfshirë nga zjarret.
Të gjitha vatrat e zjarrit në Kukës janë shuar, ndonëse forcat zjarrfikëse janë në gatishmëria pasi ekziston rreziku që disa vatra mund të riaktivizohen.
Shefi i Shërbimit Zjarrfikës i Bashkisë së Kukësit, ka bërë me dije se është shuar zjarri në Majën e Rrunës dhe te Maja e zezë. Situatë e qetë paraqitet edhe në Tropojë dhe Has.
Advertisement