Kush është “Hajduti serial” që ekzekutoi Xhuljan Bullarin për borxhin e drogës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kush është “Hajduti serial” që ekzekutoi Xhuljan Bullarin për borxhin e drogës

Pas katër ditësh hetime intensive policia arriti të zbardhë vrasjen e ndodhur në Babicë të madhe në Vlorë ku u gjet i ekzekutuar me një plumb në kokë i riu 25-vjeçar, Xhuljan Bullari.

Bledar Selmanaj, me precedent të mëparshëm në fushën e krimeve kundër pronës, u arrestua si autori u dyshuar i krimit. 39-vjeçari nga Vlora u kap në zonën e bllokut në Tiranë gjatë operacionit të koduar “Babica”, ndërsa këto janë momentet kur ai me pranga në duar shoqërohet në polici.

Gjatë momentit të ndalimit, atij iu gjet një pistoletë me 10 fishkë, një aparat celular si dhe një sasi parash. Ndërkohë gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij në lagjen “15 tetori” në Vlorë, hetuesit gjetën të groposur në oborr dhe armën me të cilën dyshohet se autori  kreu vrasjen.

Po ashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe disa veshje që mendohet se u përdorën nga Bledar Selmanaj gjatë krimit.

Advertisement

Nga hetimet rezulton se viktima dhe autori kishin njohje të mëparshme. Shkak për ekzekutimin dyshohet të jenë bërë konfliktet e drogës. Sipas burimeve pranë grupit hetimor Xhuljan Bullari së bashku me Bledar Selmanaj, ishin nisur  së bashku nga Tirana drejt Vlorës për çështje që lidhen me trafikun e lëndëve narkotike.

Gjatë rrugës ata kanë debatuar për një borxh që viktima i kishte autorit dhe që çoi në përshkallëzim konflikti. Në debat e sipër agresori hapi zjarr brenda në automjet duke e lënë të vdekur në vend te riun.

Ndaj  Selmanajt rëndojnë veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Ndërkohë hetimet po vazhdojnë pasi dyshohet se ka persona të tjerë që mund të kenë qenë në makinë në momentin e vrasjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy