Bekteshi – Savada: Ka hapësirë të madhe për bashkëpunim në mes RMV-së dhe Japonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, u takua sot me ambasadorin e sapoemëruar të Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Hironori Savada.

Ministri i uroi mandat të suksesshëm ambasadorit të ri japonez në vendin tonë dhe shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin aktual. Në takim u arrit në përfundimin se ka zhvillim pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve, për të cilat janë identifikuar mundësi për përmirësim të mëtejshëm.

Në këtë drejtim, ministri Bekteshi theksoi rëndësinë e vazhdimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit reciprok në të gjitha fushat, veçanërisht forcimin e tregtisë dypalëshe dhe rritjen e investimeve japoneze në vend.

Ministri Bekteshi informoi ambasadorin Savada për masat e marra nga Qeveria në periudhën e kaluar për të mbështetur ekonominë në përballimin e pasojave negative të shkaktuara nga pandemia, dhe informoi se në periudhën e ardhshme do të punohet intensivisht në investimet në infrastrukturë dhe energji, veçanërisht në fushën e gazifikimit dhe burimeve të rinovueshme të energjisë.

Advertisement

Në takim, u njoftuan përpjekjet për një numër më të madh investimesh nga kompanitë japoneze në vend./Telegrafi/

The post Bekteshi – Savada: Ka hapësirë të madhe për bashkëpunim në mes RMV-së dhe Japonisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy