Maqedoni: 534 policë u angazhuan në shuarjen e zjarreve në 24 orët e fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë 24 orëve të kaluara, në periudhën nga ora 07:00 më 23.08.2021 deri në 07:00 sot në aktivitetet për shuarjen dhe parandalimin e zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u angazhuan 534 policë nga Ministria e Brendshme.

Siç njoftoi sot Ministria e Brendshme, u realizuan 204 patrulla motoçikletash dhe u përdorën 162 automjete.

Anëtarët e të gjitha njësive speciale të policisë janë gjithashtu në terren.

Ministria e Brendshme apelon që të respektohet rreptësishtë ndalimi i lëvizjes në zonat pyjore, qytetarët që të përmbahen nga ndezja e zjarreve, plehrave, kashta në fusha, të mos lënë shishe qelqi ose objekte të tjera që mund të shkaktojë zjarr./Telegrafi/

Advertisement

The post Maqedoni: 534 policë u angazhuan në shuarjen e zjarreve në 24 orët e fundit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy