Italia do të dhurojë 15 milionë vaksina kundër Covid-19: Në listën e vendeve përfituese edhe Shqipëria e Kosova

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Italia do të dhurojë 15 milionë vaksina kundër Covid-19: Në listën e vendeve përfituese edhe Shqipëria e Kosova

Gjatë fjalës së tij në konferencën “Miqësia mes popujve” ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio deklaroi se Italia do të dhurojë brenda vitit 2021 rreth 15 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 për vendet e varfra. Sipas Di Maio gjatë javëve të fundit qeveria italiane ka lehtësuar dhurimet e dozave në favor të vendeve në nevojë për vaksina si Shqipëria, Kosova, Libia, Jemeni e Indonezia.

Me këtë lëvizje Italia ka konfirmuar impenjimin e saj për të ndihmuar në shpërndarjen e barabartë të dozave të vaksinës për vendet në nevojë bazuar në programin e Kombeve të Bashkuara COVAX.

Italia, u shpreh kreu i diplomacisë italiane, ka kontribuar me mbi 385 milionë Euro në kuadër të këtij programi. Roma zyrtare sipas Di Maio e ka vetëdijen se mungesa e përballimit të vaksinimit të gjerë e të sinkronizuar mes zonave të ndryshme të planetit, rrezikon që virusi do të vazhdojë të transformohet e rreziku mbetet mjaft i lartë.

Italia deri më tani ka kryer mbi 75 milionë doza vaksinash anti-Covid. Janë vaksinuar me të dyja dozat mbi 67 % e popullsisë mbi 12 vjeç.

Advertisement

Objektivi i autoriteteve italiane është që brenda datës 15 Shtator të vaksinohen rreth 80% e popullsisë rezidente. Në rast të kundërt, u shpreh Sekretari i Shtetit për Shëndetësinë, Pierpaolo Sileri, do të marrim në vlerësim format e vaksinimit të detyruar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy