Një përleshje me armë zjarri në aeroportin e Kabulit në Afganistan shkaktoi 1 të vdekur dhe 3 të plagosur.
BBC raporton se persona të paidentifikuar hapën zjarr ndaj forcave të sigurisë në hyrje të aeroportit të Kabulit.
Një roje afgan dhe 3 të tjerë u plagosën, thanë zyrtarë të ushtrisë gjermane, të cilët ishin të përfshirë në këtë përplasje me armë së bashku me forcat amerikane.
Aeroporti i Kabulit është në kaos total prej disa ditësh pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit.
Mijëra afganë dhe shtetas të huaj po përpiqen të largohen nga vendi. Sikurse është rënë dakord mes SHBA-së dhe talebanëve, procesi i evakuimit do të zgjasë deri më 31 Gusht.
Një zyrtar i NATO-s ka thënë për Reuters se të paktën 20 persona kanë humbur jetën nga kaosi përreth aeroportit të Kabulit që nga fundjava e kaluar.