Studimi i ri: Pfizer humbet më shpejt efektivitetin kundër variantit Delta sesa AstraZeneca

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi i ri: Pfizer humbet më shpejt efektivitetin kundër variantit Delta sesa AstraZeneca

Sipas një studimi britanik, efektiviteti i vaksinës Pfizer/BioNTech humbet më shpejt se vaksinat e tjera përballë një mutacioni me ngarkesë të lartë virale si Delta.

Studimi vjen në një kohë kur disa vende, që po vaksinojnë popullsinë me  Pfizer si SHBA-ja dhe Izraeli, kanë miratuar dozën e tretë – të ashtuquajturën doza përforcuese.

Për arsye se SHBA-ja  dhe Izraeli kanë shënuar  rritje të rasteve të reja, vendet po shpresojnë të rrisin imunitetin e personave që janë vaksinuar plotësisht përmes një doze shtesë.

Sipas një përmbledhje të rezultateve të studimit të publikuar nga The Independent dhe media të tjera, vaksina Pfizer ishte 90 përqind efektive një muaj pas dozës së dytë.

Advertisement

Sidoqoftë, kjo u ul në 85 përqind pas dy muajsh dhe 78 përqind pas tre muajsh. Studimi mori në shqyrtim edhe vaksinën AstraZeneca, e cila përdoret gjerësisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë .

Efektiviteti i AstraZeneca ra vetëm me 6 përqind, nga 67 përqind në 61 përqind, në të njëjtën periudhë kohore.  Përkundër faktit se vaksina AstraZeneca ka një normë efektiviteti më të ulët,  studiuesit llogaritën trajektoret e të dyja vaksinave pesë muaj pas vaksinimit me dy doza.

Studiuesit gjithashtu vunë në dukje se pavarësisht reduktimit të efektivitetit, të dy vaksinat janë efektive në parandalimin e infeksioneve nga çdo variant, përfshirë Delta,  dhe gjithashtu janë shumë efektive në parandalimin e shtrimit në spital ose vdekjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy