Një burrë u arrestua pasi kërcënoi për bombë pranë ndërtesës së Capitol Hill në Uashington.
Burri, i identifikuar si Floyd Roy Roseberry, 49 vjeç, u dorëzua rreth një orë pasi u bë kërcënimi.
Advertisement
Policia e Kapitolit amerikan negocioi me shoferin që kishte parkuar një kamion pranë ndërtesës dhe bëri thirrje që askush të mos afrohet sepse kishte bombë.
Motivet e tij mbeten të panjohura, ndërsa një pjesë e punonjësve në Capitol u evakuuan.
Advertisement