Një palë gërshërë të humbura në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës ngrejnë në alarm forcat operacionale të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, të cilët prej dy ditësh janë duke kontrolluar me imtësi të gjitha dhomat e të burgosurve në sektorin e sigurisë së lartë dhe jo vetëm.
Por deri tani nuk është bërë e mundur gjetja e mjetit prerës.
Burime që vijnë nga burgu i Drenovës thanë se ka qënë infermieri i turnit ai që ka denoncuar rastin e zhdukjes së gërshërëve.
Fakti që gërshërët kanë humbur në sektorin e sigurisë së lartë të burgut atje ku ndodhet një nga të penduarit e drejtësisë edhe për policinë e burgjeve situata ka marrë vlerësimin maksimal. Kërkimet vazhdojnë për gjetjen e mjetit prerës.
Advertisement