Bujar Osmani për pranimin e afganëve: Miku i mirë shihet në ditë të vështira

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në “Facebook” publikoi video ku thotë se miku i mirë shihet në ditë të vështira.

“Të jesh solidar, nuk nënkupton të shprehësh mesazhe solidaritet, por të veprosh atëherë kur kërkon nevoja, veçmas ndaj atyre që kanë nevojë”, thotë Bujar Osmani.

Sipas tij, ne jemi njerëz solidar dhe shoqëri solidare dhe shëmbëlltyrë e Nënës Terezë, ndërsa kjo është dëshmuar ndër vite.

“Asgjë ndryshe nuk bëjmë tani me vendimin për të lejuar strehim të përkohshëm për civilët afganë. Gra dhe fëmijë të cilët pa fajin e tyre u është rrezikuar jeta, dhe këtë nuk po e bëjmë vetë, por bashkë me aleatët tanë me të cilët jemi përbetuar se do të jemi bashkë në të mirë dhe në të keqe. Prandaj bashkë hymë në Afganistan dhe bashkë dolëm nga Afganistani dhe bashkë do ta tejkalojmë këtë sfidë”, tha Bujar Osmani duke cekur se do afganët do të priten me bukë, kripë dhe zemër./Telegrafi/

Advertisement

The post Bujar Osmani për pranimin e afganëve: Miku i mirë shihet në ditë të vështira appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy