Një 19-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës këtë të mërkurë, pasi u kap duke trafikuar emigrantë.
I riu u kap në rrugën “Budi”, teksa udhëtonte me makinën e tij, brenda së cilës kishte fshehur pesë klandestinë.
Advertisement
19-vjeçari, në bashkëpunim me një 25-vjeçar që u shpall në kërkim, po i transportonin emigrantët nga Devolli drejt Tiranës, me qëllimin kalimin e tyre drejt Malit të Zi dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Evropian.