Albin Kurti: Për afganët kemi një muaj që punojmë, strehimi i tyre humanitar e i rëndësishëm për aleancën me SHBA-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Albin Kurti: Për afganët kemi një muaj që punojmë, strehimi i tyre humanitar e i rëndësishëm për aleancën me SHBA-në

Kryeministri i Kosovës, Kurti, ka thënë sot se se çështja e pranimit të refugjatëve afganë, përveç aspektit të solidaritetit humanist, është i rëndësishëm edhe për aleancën me SHBA-në.

Ai theksoi se se për pranimin e afganëve është biseduar e punuar prej një muaji dhe për këtë janë formuar ekipe, në bashkëpunim me autoritetet amerikane.

“Qytetarët kudo në botë, jo vetëm që meritojnë, por edhe ju takon demokracia. Shpresojmë më të mirën për qytetarët e Afganistanit.

Ka një muaj që Qeveria është në kontakt të rregullt me SHBA-në për të përgatitur në aspektin organizativ e strategjik, strehimin e një numri të refugjatëve afganë” – deklaroi Kurti.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy