Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 15-vjeçare ka therur me thikë mamanë e saj .
Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në apartamentin e tyre në Bergamo. E miturapas debatit me nënë e saj ka marrë një thikë kuzhine dhe e ka goditur atë disa here.
Gruaja është gjetur pa shenja jete nga karabinierët. Edhe pse kishte vetëm një goditje, ajo ka rezultuar fatale, thonë ekspertët.
Sipas mediave, ka qenë vetë e mitura që ka telefonuar ambulancën në telefon, duke thënë: “Kam nevojë për ndihmë, godita nënën time”.
Advertisement
Mendohet se nënë e bijë janë grindur për montimin e një pajisje shtëpiake, të cilën sapo e kishin blerë. Adoleshentja tanimë ështëarrestuar, ndërsa policia ka nisur një hetim për të zbardhur ngjarjen.