Teksa Kabuli, por jo vetëm, ndodhet në duart e talebanëve, Gjermania ka nisur avionët që do të mundësojnë evakuimin e stafit të saj diplomatik në kryeqytetin afgan.
Duke iu referuar agjencisë gjermane të lajmeve “DPA”, misioni i evakuimit do të nisë të dielën dhe do të përfshijë edhe stafin afgan që punon për ambasadën gjermane.
Advertisement
Aeroplanë ushtarakë pritet të transportojnë të evakuuarit nga Kabuli në një bazë në Azinë Qendrore.