“Strehoni afganët që punojnë për ne”/ SHBA, bisedime të fshehta me Shqipërinë dhe Kosovën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Strehoni afganët që punojnë për ne”/ SHBA, bisedime të fshehta me Shqipërinë dhe Kosovën

Administrata e Presidentit Joe Biden ka zhvilluar bisedime të fshehta me disa vende, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, për të siguruar strehimin e përkohshëm të afganëve që punonin për qeverinë amerikane.

 

Diçka e tillë është pohuar nga katër zyrtarë amerikanë për “Reuters”. Administrata amerikane, sipas zyrtarëve, kërkon të mbrojë afganët e lidhur me SHBA-në nga hakmarrjet talebane, ndërkohë që përfundojnë në mënyrë të sigurt procesin e miratimit të vizave të tyre amerikane.

 

Advertisement

Teksa talebanët po përparojnë në mënyrë të frikshme drejt qëllimit të tyre për të marrë nën kontroll Afganistanin, Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten se do të dërgojnë 1.000 punonjës në Katar për të përshpejtuar përpunimin e aplikimeve për Vizat Speciale të Imigrimit (SIV).

 

Afganët që shërbyen si përkthyes për qeverinë amerikane dhe ata që kanë kryer punë të tjera kanë të drejtë të aplikojnë për programin SIV.

 

Advertisement

“Është thellësisht shqetësuese që nuk ka ndonjë plan konkret për evakuimin e aleatëve të cilët janë qartazi në rrezik”, tha Krish O’Mara Vignarajah, President i Organizatës së Zhvendosjes së Shërbimit Ligjor të Imigrimit dhe Refugjatëve.

 

Dy zyrtarë amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se vendet ishin në mëdyshje për të marrë afganët për shkak të shqetësimeve në lidhje me cilësinë e verifikimit të sigurisë dhe kontrollit shëndetësor për COVID-19, para se të lejohen të fluturojnë.

 

Advertisement

Ngurrimi i disa vendeve ka bërë që administrata amerikane të “hedhë sytë” te disa vende të tjera dhe t’i “joshë”.

 

Sipas “Reuters”, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmë ekonomike dhe politike për Kosovën në këmbim që të pranojë disa mijëra afganë. Por në të njëjtën kohë, ka shqetësim në Uashington për aftësinë e Kosovës për të strehuar afganët.

 

Advertisement

As Ministria e Jashtme e Kosovës dhe as autoritetet në Shqipëri nuk kanë dhënë asnjë koment për këtë kërkesë. E njëjta kërkesë iu është drejtuar edhe Kazakistanit, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit.

 

Deri më tani, rreth 1,200 afganë janë evakuuar në Shtetet e Bashkuara dhe ky numër do të rritet në 3,500 në javët e ardhshme në kuadër të “Operacionit të Aleatëve Refugjatë”. Disa do të shkojnë në një bazë ushtarake amerikane në Virxhinia për të përfunduar dokumentet e tyre.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy