Duke i cilësuar ngjarjet e fundit në Afganistan “shumë trishtuese”, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se është i gatshëm të takohet me kreun e talibanëve, në përpjekje që të rikthejë paqen në Afganistan.
Gjatë një interviste, lideri turk ka vënë theksin te rëndësia e përpjekjeve të zyrtarëve turq për sigurimin e bisedimeve me talibanët.
“Do të isha i gatshëm ta pranojë në takim liderin e tyre”, nënvizoi Erdogan.
Turqia ka propozuar të ofrojë siguri në aeroportin e Kabulit, pas shkuarjes së forcave amerikane. Bisedimet mes zyrtarëve turq dhe atyre amerikanë rreth kësaj çështje janë duke vazhduar, kurse Turqia ka bërë të ditur se është e gatshme ta kryejë këtë punë nëse plotësohen kushtet diplomatike, financiare dhe logjistike.