Kallëzime penale për dy persona nga Dibra, dyshohen për zjarrvënie

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Departamenti i Punëve të Brendshme të Dibrës do të ngrejë kallëzim penale adekuate kundër dy personave nga fshati Ame, nën dyshimin për zjarrvënie.

“Një zjarr u raportua në fushën pranë zonës së fshatit Ame në Departamentin e Policisë Dibër mbrëmë në orën 19:35, pas së cilës ekipet e policisë inspektuan vendin. Kështu, u gjetën A.SH (47) dhe Z.K (37), të dy nga i njëjti fshat, të cilët gjatë pastrimit të arave në pronësi të bashkëfshatarit të tyre L.XH, ata e ndezën zjarrin”, deklaroi Stefan Dimoski, zëdhënës i Departamentit të Punëve të Brendshme në Ohër.

Sipas tij, Departamenti i Policisë në Dibër do të ngrejë kallëzim penale të përshtatshme kundër tyre, dhe me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve nga Dibra, zjarri është shuar plotësisht.

Ky është rasti i dytë në dy ditët e fundit të shkaktimit të zjarrit gjatë pastrimit të arave.

Advertisement

Gjatë ditës së djeshme u arrestua B.M (60) nga Dibra nën dyshimin se kishte shkaktuar zjarre pyjore. Ai u gjet pranë fushës së djegur në fshatin Bomovo.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi dje se rreth orës 18:30, B.M (60) nga Dibra është arrestuar, I cili paraprakisht u gjetë tek fushat e djegura në zonën e fshatit Bomovo të Dibrës nga ana e nënpunësve policor nën shoqërinë e NJTZ të Dibrës dhe të pjesëtarëve të policisë pyjore të Dibrës.

The post Kallëzime penale për dy persona nga Dibra, dyshohen për zjarrvënie appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy