Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se së fundmi ka marrë shumë kërcënime, të natyrës seksuale, vrasje e deri tek prerja e kokës.
Sipas saj këto kërcënime kanë ardhur pas seancës ku u diskutua për punën 100 ditëshe të Qeverisë Kurti dhe përplasjes që kishte me kryetarin e Kuvendit, Galauk Konjufca.
Ganimete Musliu, i adreson këto kërcënime se i kanë ardhur nga militantët e VV-së.
“Të dashur miq dhe të gjithe ju qe jeni shqetesuar e kujdesur për sigurine time, Duke ju falenderuar të gjitheve për kujdesin, dhe ne pamundesi per te ju kthyer pergjigjeje secilit veq e veq, ju konfirmoj se, pas seances parlamentare ku po diskutohej për 100 diteshin e qeverise dhe debatit tim me Kryetarin e Kuvendit z. Glauk Konjufca, nga militantët e VV-së, kam marre shume kercenime duke filluar nga ato seksuale, vrasje e deri te prerja e kokes me sakice”, ka shkruar ajo.
Më tej deputetja Musliu ka bërë të ditur se ka bërë edhe një denoncim në policinë e Kosovës.
“Rastet i kam denoncuar në Polici me qe, pavarsisht a jemi ne pushtet apo ne opozite, une besoj fort ne institucionet e Kosovës dhe profesionalizmin e organeve te sigurise.
“Te dashur miq dhe ne veqanti ju Votues të mi qe ma konfirmuat 5 here rresht besimin tuaj, ju premtoj dhe ju garantoj se nuk ka njeri që me frikëson. Asnje kercenim nuk do te me ndale te mbroje integritetin tuaj, timin, te familjes sime, Partise Demokratike dhe te Shtetit tim Kosovës.
Askush dhe asgje s’mund të me ndale nga perfaqesimi i besimit tuaj! Ata që pëmes rrjeteve sociale përhapin urrejtje dhe bëjnë thirrje për dhunë, do të përballen me organet tona të rendit dhe te sigurise”, ka përfunduar Musliu.