Më shumë se 30 mijë qytetarë për momentin nuk mund të marrin një kartë identiteti të re, sepse projektligji për kolonën etnike në dokumentet personale është bllokuar në Kuvend.
“Numri i dokumenteve të pa lëshuara po rritet çdo ditë, megjithëse që nga fillimi i korrikut qytetarët tashmë kanë aplikuar, kanë bërë fotografi dhe kanë paguar për dokumentet e reja.
Nga data 05 deri më 31.07.2021, 26.314 qytetarë paraqitën kërkesa për karta identiteti, ndërsa nga 01-06.08.2021, 4.864 kërkesa për letërnjoftime u morën nga qytetarët”, njoftoi “Deutsche Welle”.
Për momentin, thonë nga Ministria e Brendshme, kjo ndodh sepse ligji është ende në Kuvend
Ligji për kartat e identitetit, i cili është paraqitur në Kuvend që nga marsi, është bllokuar nga opozita me 1.506 amendamente, edhe pse zbatimi i tij duhet të hyjë në fuqi më 1 korrik./Telegrafi/
The post Numri po rritet çdo ditë, dhjetëra mijëra qytetarë nuk mund të marrin një kartë identitetit në Maqedoni appeared first on Telegrafi.