Shtatë të moshuar të vaksinuar vdesin pasi u infektuan me një lloj të ri koronavirusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtatë të moshuar të vaksinuar vdesin pasi u infektuan me një lloj të ri koronavirusi

Shtatë persona të moshuar midis moshës 80 dhe 90 vjeç, të vaksinuar plotësisht për COVID-19, por me sëmundje të tjera serioze, të strehuar në një shtëpi të moshuarish në Belgjikë, vdiqën pasi u infektuan me një lloj të ri të koronavirusit.

 

Ekipi i shkencëtarëve zbuloi se të moshuarit ishin infektuar nga nën-njësia SARS-CoV-2 B.1.621, e cila u identifikua fillimisht në Kolumbi, është zbuluar në SHBA javët e fundit, por rastet e saj në Evropë janë mjaft e rralle.

 

Advertisement

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) identifikon nëntipin B.1.621 si një formë të variantit Kappa të koronavirusit të ri, jo një variant në vetvete.

 

“Është shqetësuese”, tha Mahek van Ranst, një virolog në Universitetin e Leuven, duke iu referuar faktit se viktimat ishin vaksinuar plotësisht.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy