Sekuestrohen 30.000 euro në Kakavijë. Shuma e parave i përket një 62-vjeçari francez që po dilte nga Shqipëria me një mjet tip “Mercedez ML”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, efektivët gjetën në bagazhin e mjetit, në një zarf letre 30000 euro, të cilat francezinuk i kishte deklaruar.
Advertisement
62-vjeçari u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.