U arrestuan në Spanjë/ SPAK sekuestron pasurinë e trafikantëve shqiptarë të kokainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U arrestuan në Spanjë/ SPAK sekuestron pasurinë e trafikantëve shqiptarë të kokainës

Sekuestrohet pasuria e dy trafikantëve shqiptarë kokaine, Arjan Ndoci dhe Dritan Gradica, të arrestuar në Spanjë. Me urdhër të SPAK, u vendosën nën sekuestro pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të ndodhura në Tiranë, si më poshtë vijojnë:

 

  • 8 apartamente, me sipërfaqe totale 905 m2;
  • 2 njësi shërbimi (lokale), me sipërfaqe totale 280 m2;
  • 4 garazhe, me sipërfaqe totale 60 m2;

Pasuri të luajtshme:

  • 3 automjete;
  • 4. 645.700 lek në llogari bankare;
  • 7. 435 euro në llogari bankare.

 

Advertisement

“Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë është rregjistruar proçedimi penal nr.72/2019, ardhur për kompetencë nga ish – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Gjatë hetimit të këtij procedimi penal është provuar se shtetasit Arjan Ndoci alias Ardian (Ardjan) Noka alias Dritan Gradica dhe Julian Deblini (Bedlini) alias Julian Gjoka (të arrestuar në flagrancë në Spanjë duke trafikuar 788 kg lëndë narkotike të llojit “kokainë’’, si dhe i janë sekuestruar 1.250.000 euro cash nga autoritetet spanjolle të drejtësisë) kanë kryer aktivitet kriminal të trafikimit të narkotikëve, nga i cili janë gjeneruar shuma të mëdha të ardhurash. Këto shtetas me anë të personave të tjerë dhe veprimeve fiktive kanë fshehur dhe mbuluar origjinën e paligjshme të pasurive duke investuar në sektorë ekonomik, duke krijuar shoqëri apo blerë dhe shitur pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme. Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.72/2019 dhe veprës penale të pastrimit të parave, janë sekuestruar në Shqipëri, si produkt i veprës penale, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme”, njoftoi SPAK.

 

Arjan Ndoci dhe Dritan Gradica akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”,“Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy