Zjarri në Karaburun rrezik evident për parkun e Llogorasë. Era e fortë dhe me drejtim nga jugu ka bërë që situata të përkeqësohet në malin e Karaburunit dhe pikërisht pjesa mbi Gjirin e Gramës që lidhet me Llogoranë.
Sipas punonjësve të ADZM, situata po përkeqësohet me nisjen e erës që fryn nga jugu duke bërë që flakët e zjarrit të përparojnë në pjesën e malit dhe po i afrohen pjesës halore ose me pisha, gjë që rrezikon seriozisht.
Forca të shumta janë drejtuar sot në oret e para malit, por deri tani raportohet situatë e vështirë. Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri për neutralizimin e flakëve.
Ndërkohë mbi fshatin Dukat i Ri janë aktive tre vatra zjarri. Edhe për këto nëse nuk ndërhyhet, do përhapen me shpejtësi shprehen banorët e fshatit Dukat.