Një pensionist në Gjermani është dënuar për posedim të paligjshëm të një tanku të Luftës së Dytë Botërore. Tankun dhe mjete të tjera luftarake, 84-vjeçari i kishte ruajtur në bodrumin e tij, në qytetin verior të Heikendorf.
Ai u dënua me 14 muaj burgim me kusht dhe është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 250 mijë eurosh.
Sipas avokatit të të pandehurit, një muze amerikan është i interesuar të blejë tankun Panther.
Mëosohet se tanku u nxor nga bodrumi i 84-vjeçarit për rreth nëntë orë nga 20 ushtarë.
Advertisement