Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut janë në pushim vjetor. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, zgjedhjet lokale do t’i shpallë më 6 gusht, ndërsa sipas afateve ligjore do të duhet të mbahen më 17 tetor të këtij viti.
Siç konfirmuan nga kabineti i Xhaferit dhe sipas Rregullores së Kuvendit, deputetët në pushim do të jenë deri në fund të gushtit. Kryetari i Kuvendit mund që edhe gjatë pushimit të thërrasë seancë.
Xhaferi javën e kaluar në takim me gazetarët, tha se me seancat do të vazhdojnë pas pushimit dhe do të punojnë në seancat e papërfunduara.
Ndryshe, kryetari Talat Xhaferi pushimin do ta kalojë në Shqipëri./Telegrafi/
The post Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë në pushim, zgjedhjet lokale do të shpallen më 6 gusht appeared first on Telegrafi.