Teksa zjarret në Karaburun vazhdojnë, situata vijon të jetë problematike dhe shumë e rrezikshme për banorët e fshatit Dukat i Ri, të cilët kanë banesat e tyre afër vatrave të zjarreve.
Gjatë gjithë natës gjashtë punonjës së zonave të mbrojtura kanë qëndruar në malin e Karaburunit për të mbajtur nën kontroll zjarret së bashku me banorët e zonës, të cilët kanë qenë në gatishmëri pasi zjarri u është afruar shumë pranë banesave të tyre në fshatin Dukat i Ri.
Advertisement
Ndërkohë në këto momente zjarri i ndihmuar dhe nga era që fryn nga veriu po i drejtohet Llogorasë dhe po e bën edhe më të vështirë situatën. Në afërsi të zjarrit për fikjen e tij helikopterët do të cojnë ushtarë.