Parandalohet transport ndërkombëtar i drogës me vlerë rreth 250,000 euro, i gjetur në afërsi të Sateskës , në bregun e liqenit në Strugë
Zyrtarë policor nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit “Liqeni i Ohrit”, në bashkëpunim me Seksionin për Krime Ndërkufitare pranë Qendrës Rajonale për Punë Kufitare Perëndim në Byronë e Sigurisë Publike, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Strugë, më 31.07. 2021 në mbrëmje, në rrugën rajonale Strugë-Ohër, në afërsi të lokalitetit Sateskë pranë Strugës, në breg të liqenit, u arrestuan dy persona, në afërsi të së cilës u gjetën katër qese me marihuanë me një peshë totale rreth 80 kilogramë.
Pas kryerjes së kqyrjes në vendgjarje , droga e gjetur u mor për ekspertizë dhe sipas udhëzimeve të Prokurorisë Publike Strugë, do të ngrihen paditë e duhura penale për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës prnale “Prodhim i paautorizuar dhe shpërndarja e drogave narkotike. substancave psikotrope dhe prekursorëve ”, sipas nenit 215 të Kodit Penal. Sektori për Punë të Brendshme Ohër . Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami
The post Merlina Islami: Kapet 80 kg drogë në vlerë prej 250 mijë euro në bregun e liqenit në Strugë (FOTO) appeared first on Struga Ekspres.