Merr fund ferri në kampin “Al Hol”/ 14 fëmijë dhe 5 gra kthehen në Shqipëri, Rama: Dy janë pengje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Merr fund ferri në kampin “Al Hol”/ 14 fëmijë dhe 5 gra kthehen në Shqipëri, Rama: Dy janë pengje

14 fëmijë dhe 5 gra u rikthyen në atdhe. Ata jetonin prej vitesh në kampin “Al Hol” në Siri, ndërsa këtë të diel mbërritën në aeroportin “Nënë Tereza” me një charter privat, të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare. Ata u shoqëruan edhe nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

 

Rama tha ky isjte një operacion i vështirë që vuri në rrezik edhe jetë njerëzish.

 

Advertisement

Shefi i qeverisë bëri me dije se dy shqiptarë refuzuan të kthehen dhe janë pengje në kampet e ferrit.

 

Ai paralajmëroi se do të ketë edhe një operacion tjetër shpëtimi.

 

Advertisement

“Operacione të kësaj natyre janë të vështira sepse nuk zhvillohen në terren miqësor, kampet nuk janë kampe pushimi po as shtetërore të sistemuara sipas një rregulli të caktuara, dhe kampet janë kampe lufte, me autoritete që variojnë. Puna që bëhet është e dyfishtë me ata që administrojnë kampet dhe me personat e infiltruar për të mbledhur informacion, brenda kampit ka dinamika të ndryshme  ka njerëz që nuk shfaqen fare ka që janë pengje të të tjerëve aty dhe të gjitha e bëjnë operacionin kompleks. Ka pasur 2 raste personash që kanë refuzuar por nga operacionet e marra personat janë pengje brenda kampeve, janë persona që kanë frikë dhe e kanë të bazuar frikën në faktin se gjatë shkëputjes mund tu marrin jetën. 2 persona kanë refuzuar të vijnë. Këtë herë kanë ardhur 14 fëmijë që mundëm t’i shkëpusim pas një përpjekjeje të gjatë dhe një operacioni të ndërlikuar me shumë vështirësi dhe jo pak rreziqe. Është një ngjarje pozitive por s’do ndalemi këtu. Ka dhe një operacion tjetër për të zhvilluar me një numër që ende nuk e dimë saktësisht sepse është një punë terreni për të gjetur personat në ato vrima të zeza ku gjenden, por llogarisim një numër pak a shumë të njëjtë me këtë të sotmin në mos pak më të vogël”, tha Edi Rama para mediave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy