
Një 55-vjeçar grek është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për vrasje me paramendim të tezes së tij.
Dyshohet se gruaja kishte ndërruar jetë dhe nipi e mbante të fshehur në bagazhin e makinës, me qëllim për t’i marrë pensionin. Në bagazh u gjend edhe një trung liri, për të pakësuar erën e keqe. Fqinjët dëshmuan në polici se kishin kohë pa e parë gruan 69-vjeçe.
Advertisement
Ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se vdekja e gruas ka ndodhur 2-3 muaj më pare. Për shkak të dekompozimit të trupit nuk mund të konfirmohet shkaku i vdekjes, ndaj ekzistojnë dyshimet se ajo mund të jetë vrarë nga nipi i saj.